Gjakovari po prezantohet si shitës banesash në rrjete sociale, mashtroi dhe i mori një gruaje 10 mijë euro

Autori: Samire Jaha
12:19 | 22 February 2023
Gazeta Infokus një ditë më parë ka raportuar se një grua në Gjakovë ka rënë pre e mashtrimit në rrjetet sociale nga një person i cili i ishte prezantuar asaj si shitës banesash.
Ajo ka raportuar në polici se një burrë online ka arritur të bindë që ti japë edhe një shumë të konsiderueshme të parave e që kjo shumë që gruaja i ka dhënë personit të dyshimtë është 10 mijë euro.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar Hekuran Batusha zyrtar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë gjitha veprimet hetimore dhe janë duke punuar në mënyrë intensive që të zbardhet ky rast. Lidhur me këtë është iniciuar rast për vepër penale “Mashtrimi” nga neni nga 323 të KPRK-së, ku shuma e saktë e cila i është marr të dëmtuarës është 10.000€, po ashtu është intervistuar e dëmtuara, ndërsa ende nuk është arritur të lokalizohet i dyshuari identiteti i të cilit është i njohur për policinë”, është përgjigjur Batusha për Infokus.
Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë theksuar se e dëmtuara në këtë rast ka qenë me shtetësi të huaj.
“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/
Iu prezantua si shitës banesash në rrjete sociale, Gjakovari i merr para një gruaje

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...