Lajme

Gjakovarët, të pakënaqur pse Komuna s’organizoi asgjë për Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 01 January 2018

E heshtur në orët e fundit të 2017-s ishte komuna e Gjakovës. Rrugët, sheshet e çarshitë e qytetit ishin të boshatisura nga qytetarët.

10 minuta para ndërrimit të moteve, në çarshinë e vjetër në Gjakovë nuk kishte shenja feste, raporton KTV.

Organizim nga Komuna nuk kishte, derisa të pakta ishin edhe dekoret e fishekzjarrët për fundvit.

-Advertisement-

Qytetarët thonë se atmosferë e zbehtë nuk ishte edhe në vitet paraprake.

Kryetari i komunës, Ardian Gjini, i cili vizitoi shërbimet emergjente, si Policinë, zjarrfikësit e spitalin e qytetit, mosorganizimin e pritjes së vitit të ri e arsyeton me mungesë të buxhetit e donatorëve.

Pavarësisht kalimit të viteve, dëshirat e qytetarëve në vend vazhdojnë të jenë të njëjta, punësim dhe liberalizim.

Në Spitalin e Rajonal të Gjakovës, deri pas mesnatës ishin paraqitur 43 raste, 40 prej të cilave ishin persona nën ndikim të alkoolit.

Ndërkohë, policia në Gjakovë njofton se gjatë mbrëmjes është raportuar vetëm për një vetë-aksident.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera