Lajme

Gjakova proteston me moton “Mos e prek kullën”

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 04 March 2019

Dita e sotme në Gjakovë ka filluar me protestë për shkak pakënaqësisë qyetare ndaj ndërhyrjes që planifikohet të bëhet pranë kullës së Sylejman Vokshit. Me moton “Mos e prek kullën”, shoqëria civile bën thirrje që të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe në afërsi të Kullës e cila është një pasuri historike e zonës, përcjell inFokus.

Ekipi i Radio-portalit Njeshi ndodhet aty dhe raporton se në protestë është e pranishme edhe ish-kryetarja e Gjakovës, deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila.

Sipas protestuesve nëse do të ndërtohen kulla shumëkatëshe, kjo ndërtesë historike rrezikon të shembet dhe të prishet.

-Advertisement-

Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës. Ju kanë drejtuar protestuesve përfaqësues nga Shoqëria civile e Gjakovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera