Gjakova ofron mbi 700 vende të punës
Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 15 March 2019
Në Komunën e Gjakovës sot është hapur Panairi i Punës “Gjakova 2019”, ku për qytetarët e kësaj komune janë ofruar mbi 700 vende të punës.
Panairi është organizuar me qëllimin për të krijuar një hapësirë bashkëpunimi mes bizneseve që operojnë në këtë komunë dhe atyre që janë të kualifikuar për të përfituar një punë. Mbi 50 biznese të kësaj komune sot kanë ofruar punë për të rinjtë, përcjell inFokus.
Kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, ka thënë se ky panair ka efekte të shumta edhe për bizneset, por edhe për ata që kërkojnë punë. “Unë i shoh disa efekte të këtij panairi, jo vetëm se rreth 700 vende të punës sot janë të hapura për të rinjtë, por në të njëjtën kohë është edhe një mundësi e promovimit të bizneseve e rritjes së biznesit. Është tepër jetike për komunën tonë, por edhe për të gjithë Kosovën me arritë me kriju kushte, me pas ndërlidhje mes gjithë qytetarëve, atyre që punojnë dhe atyre që kanë mundësi për të punësuar”, ka thënë Gjini.
Kreu i Gjakovës ka përmendur që para disa ditëve kanë pasur takimin e katërt të këshillit publiko-privat dhe sipas tij, panairi i sotëm është një vazhdimësi e asaj që kanë biseduar me bizneset. Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan të punojnë dhe të gjejnë mundësinë, ndërsa thirrje ka pasur edhe për bizneset për t’iu ofruar mundësi të gjithë atyre që kërkojnë punë.
Panairi i Gjakovës është mbështetur edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku ministri Skënder Reçica ka thënë se do të bëjnë përpjekje që të zvogëlojnë numrin e të papunëve.
“Ky është një bashkërendim i angazhimeve të përbashkëta, në një anë ne si Qeveri dhe në anën tjetër ju si biznese. Këtu është e mira që konsiston në atë që ne si Qeveri në përgjithësi jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte të të bërit biznes. Unë e them shpesh dhe me shpresë që shkallën e lartë të papunësisë e cila ka kapur 30 përqindëshin, do të arrijmë ta zvogëlojmë duke hapur perspektivë për bizneset, duke krijuar kushte për bizneset. Pasi vetëm atëherë kur krijohen kushtet, kur ndryshon klima e të bërit biznes, kur krijohet një klimë e favorshme për bizneset atëherë do të rritet mundësia e gjenerimit të vendeve të reja të punës, atëherë do të vije si kjo mundësi që ju i keni të hapura 700 vende të reja të punës”, ka thënë ai.
Edhe ministri u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të papunë që të shfrytëzojnë mundësinë në këtë Panair. Reçica ka thënë se vitin 2019 e kanë shpallur vit të ekonomisë, ku ka thënë se synimi është që të ketë një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik.
Po ashtu, ai ka thënë se krahas nevojave që bizneset kanë për fuqi punëtore, po angazhohen që të rinjtë dhe të rejat t’i përgatisin dhe t’i aftësojnë profesionalisht.
Ndërkaq, menaxheri i programit “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi nga GIZ, Klaus Bader-Badarre, u shpreh i vendosur për bashkëpunim të mëtejmë mes institucioneve të Kosovës.
“Duhet që t’i përshtatim nevojat me kërkesa, si dje bashkëpunimin tonë dhe zotimin tonë për të pasur një bashkëpunim edhe më tutje. Andaj, kërkoj edhe nga ju që të shfrytëzoni mundësitë që të kërkoni punë, po ashtu edhe për punëdhënësit ku mund të gjejnë punëtorë të kualifikuar”, ka thënë ai.
Panairi i punës është mbështetur nga komuna e Gjakovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Kosovës dhe Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ky panair do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës së sotme.
Të tjera
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...