Gjakova me një rrugë të re, një tjetër fillon ndërtimin
Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 24 October 2018
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, bashkë me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe deputeten Teuta Haxhiu, të mërkurën inauguroi rrugën Gjakovë – Ponoshec dhe mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz.
Rikonstruimi i rrugës Gjakovë-Ponoshec me gjatësi mbi 11 kilometra, ka kushtuar mbi 800 mijë euro, ndërsa rruga Junik-Ponoshec, e gjatë mbi 8 kilometra do të riparohet me kosto mbi 25 mijë euro. Rruga e re Smolicë – Nivokaz me gjatësi prej 6 kilometra do t’i kushtojë Ministrisë së Infrastrukturës rreth 730 mijë euro. Ndërkaq edhe në urën e Rekës së Keqe, e cila ka gjatësi mbi 67 metra dhe kosto mbi 500 mijë euro, po punohet me intensitet të shtuar në mënyrë që banorët e fshatrave të kësaj ane të lidhen m e qytetin e Gjakovës.
Ministri Lekaj duke u prononcuar para mediave tha se këto rrugë janë të rëndësishme pasi lidhin dy shtetet shqiptare dhe se ky është mesazh që Qeveria e Haradinaj dhe MI-ja po i kryejnë punët e veta. I pari i dikasterit të infrastrukturës ka potencuar se ky vit është i suksesit ngase po investohet ngado në infrastrukturë me standarde të larta. Ai tha se këto nuk do të jenë projektet e vetme për Gjakovën dhe komunat e vendit, meqë me investime në nivelin lokal ndihmohet zhvillimit ekonomik e lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.
Kurse kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, duke e falënderuar ministrin Pal Lekaj dhe MI-në për mbështetjen e madhe dhe të shpejtë në kompletimin e këtyre projekteve, tha se këto projekte janë për qytetarët dhe tregues i mirë se zotimet e dhëna nga ministri Lekaj dhe ai si kryetar po bëhen realitet.





T� tjera
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...

































