Lajme

“Gjṳajtës, bọmbardues e skaut” – këto janë vetitë e avionëve “Rafale” që i bleu Serbia

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 30 August 2024

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim. Macroni po qëndron për një vizitë dyditore në Beograd.

Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë të rinj luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

-Advertisement-

“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.

Cilat janë karakteristikat e “Rafala”?

“Rafal” është një avion që mund të funksionojë si një gjuajtës, gjuajtës-bombardues dhe skaut për shënjestrimin e objektivave në ajër, në tokë dhe në det.

“Rafali” janë projektuar me dukshmëri të reduktuar të radarit, falë materialeve speciale dhe veshjes me RAM, ndërsa një shtresë e veçantë aplikohet edhe në xhamin e përparmë dhe mbulesën e kabinës.

Shpesh përshkruhet si një avion kompakt, sepse shumë sisteme janë të integruara në strukturën e vetë avionit, gjë që lejon që një sasi minimale e pajisjeve shtesë të bartet në transportuesit e jashtëm.

Avantazhi më i madh i avionit Rafale është aftësia e tij për të kryer detyra të ndryshme luftarake në të njëjtën kohë, pavarësisht nga kushtet e motit ose koha e ditës.

Ato janë të pajisura me një sistem të integruar “Spectra”, i cili i siguron pilotit paralajmërimin e dukshmërisë së radarit dhe njoftimin në kohë në rast se ndaj tij hidhet një raketë.

Avioni ka gjithashtu një top 30 milimetrash, si dhe 14 pika pezullimi për të mbajtur deri në 9.5 tonë armë.

Gjithashtu, “Rafal” mund të ndërhyjë me radarët e armikut dhe sistemet e raketave duke përdorur rreze lazer dhe infra të kuqe .

“Rafale” fuqizohet nga 2 motorë, të cilët i mundësojnë të arrijë shpejtësinë maksimale prej 2223 km/h (1.8 Mach) dhe rrezen luftarake prej 1852 kilometrash.

Sipas të dhënave të disponueshme, lartësia më e lartë e fluturimit është 16.8 kilometra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera