Sport

Gianni De Biasi s’e harron Shqipërinë, fillon grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 04 December 2019

Gianni De Biasi në mbështetje të Shqipërisë, për të kapërcyer tragjedinë e tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe me qindra të plagosur.

Nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Facebook, ish-trajneri i kuqezinjve fton miqtë e tij italianë në grumbullimin e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

“Përshëndetje të gjithëve! Miqtë e mi të “Bici E Solidarieta’ Carovigno” organizojnë të shtunën, më 14 dhjetor, një takim bamirësie në favor të njerëzve të goditur nga tërmeti në Shqipëri.

Ju ftoj të merrni pjesë sa më shumë, për të dhënë edhe ne kontributin tonë. Edhe një herë faleminderit dhe forca Shqipëri!”

Të tjera