Sport

Genc Sermaxhaj: Nëse nuk vazhdohet kampionati atëherë duhet të mbyllet me renditjen aktuale

Autori: Erion Maliqaj 15:03 | 04 April 2020

Më vendim të Qeverisë së Kosovës me datë 13 mars është pezulluar elita e futbollit kosovar për një afat të pacaktuar, shkruan Gazeta inFokus.

Ky pezullim i Superligës erdhi pasi në vendin tonë u konfirmuan rastet e para me pandeminë botërore të quajtur koronavirus.

Për ta parandaluar këtë virus të gjitha skuadrat i kanë ndërprerë stërvitjet në grup dhe ato po i zhvillojnë në mënyrë individuale dhe nganjëherë edhe në ambient të hapur.

-Advertisement-

Përveç pezullimit të futbollit, koronavirusi ka shkaktuar edhe krizë financiare në klubet kosovare të cilat po përballen më problemin e pagave të futbollistëve.

Ish-mesfushori i mirënjohur kosovar, tash analist dhe trajneri i grup-moshave të reja, Genc Sermaxhaj ka folur për Gazetën inFokus për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sermaxhaj thotë se nëse kjo gjendje vazhdon edhe për 1 muaj do të sjellë probleme të mëdha.

“Padyshim që kriza e madhe që ka kapluar botën përfshirë edhe neve në Kosovë me virusin Covid-19, do të sjellë probleme të mëdha po që se kjo gjendje vazhdon edhe për 1 muaj. Mund të ketë vështirësi me pagesa të futbollistëve, në organizim e gjëra tjera përcjellëse. Nëse deri tani në shumë ekipe evropiane është kërkuar nga klubet që futbollistët e tyre të ulin pagat mujore për shkak të vështirësive që kanë, atëherë kjo vështirësi tek ne do të shfaqet edhe me shumë”, tregoi Sermaxhaj.

Fotografia e Genc Sermaxhaj

Ai pohon se nëse rifillon kampionati futbollistëve do të ju duhen 2-3 javë përgatitje, por shton se kjo do të jetë shumë problem pasi kampionatet do të përfundojnë në një kohë të shkurtër.

“Periudha e stërvitjeve individuale e futbollistëve është e mirë përkundër situatës në të cilën ndodhemi. Futbollistët me planet që kanë marrë nga trajnerët e tyre me shumë gjasë i kanë realizuar, por të gjithë ne kemi menduar se kjo gjendje nuk do të zgjat kaq shumë dhe stërvitjet individuale për ta mbajtur sado pak formën fizike vlen për 2-3 javë, por kjo gjendje u bë tashmë 1 muaj dhe nëse vazhdohet me stërvitjet individuale përformancat e përgjithshme të secilit futbollist bien me poshtë. Futbollistëve u duhet 2-3 javë përgatitje për të rikthyer gjendjen fizike në nivel me të mirë kur të përcaktohet rifillimi i kampionatit, por nuk besoj se do t’ju japin edhe aq kohë për përgatitje nëse vendoset rifillimi i kampionatit ngase nuk ka shumë kohë dhe kampionatet duhet të përfundojnë në një kohë të shkurtër”, u shpreh ish-mesfushori i njohur kosovar për Gazetën inFokus.

Sermaxhaj mendon se kampionati duhet të vazhdoj dhe ndeshje do të luhen nga dy për javë.

“Mendoj që kampionati duhet të përfundoj me zhvillimin e rregullt të ndeshjeve. Duhet të presin edhe pak deri në vendimin final nga organet kompetente dhe nëse vazhdohet kampionati atëherë ajo me gjasë do të jetë me ndeshje të ngjeshura, pra me nga 2 ndeshje për javë”, deklaroi 31 vjeçari.

Për fund trajneri i gurp-moshave të reja të Dritës tha se nëse kampionati nuk ka mundësi të vazhdoj atëherë duhet të mbyllët me renditjen aktuale.

“Nëse nuk ka mundësi që kampionatet te vazhdojnë, atëherë duhet te mbyllen kështu siç janë. Ato ekipe që momentalisht janë të vendosura në pozitat që janë, të gjitha janë sipas meritave te tyre, pra deri në momentin që janë zhvilluar ndeshjet ekipet me meritë ose jo janë vendosur në pozitat në të cilat janë aktualisht dhe meritat duhet të jepen në bazë të asaj se çfarë kanë treguar ato deri me komentin e pezullimit”, përfundoj Genc Sermaxhaj.

Genc Sermaxhaj ka luajtur për Dritën, Gjilanin, Prishtinë e Fushë Kosovën.

Ai gjithashtu ka qene edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës U-21.

Aktualisht gjilanasi është trajner i grup-moshave të reja të klubi i Dritës./Gazeta inFokus/

Fotografia e FC Drita "Shkolla e futbollit"

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera