Lajme

Gëzim Kelmendi e paralajmëron Avdullah Hotin: Do të shkarkojmë për mbylljen e xhamive

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 12 July 2020

ideri i Fjala-s, Gëzim Klemendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkarkohet nëse i mbyllë xhamitë.

“Kryeministër Hoti, nuk mundesh me i mbyllë xhamitë se shkarkohesh!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dështimi i qeverisë Hoti për ta menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19 nuk po kursen as ata që fare nuk ndikuan në përhapjen e COVID-19. Prej shpërthimit të pandemisë, nuk është raportuar asnjë rast i vetëm me COVID-19 nëpër xhamitë e Kosovës. Ndërsa sonte kjo qeveri do të propozon mbylljen e xhamive!”

-Advertisement-

“Kryeministër Hoti, mos u bën si ai para teje, ish-kryeministri Kurti, i cili mbylli xhamitë, ndaloi faljen e namazit të Bajramit, por në momentin kur e humbi pozitën e kryeministrit, e “lëshoi bajrakun”, organizoi protestë me mijëra pjesëmarrës në qendër të Prishtinës. Kryeministër Hoti, mos i mbyllë xhamitë. Ti mundesh, mandej nuk mundesh se shkarkohesh qysh u shkarku ai para teje.”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera