Lajme

Gexha-Bunjaku: Mbi 60 përqind e popullsisë janë vaksinuar me dozën e parë, mbi 50 përqind me të dytën

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 22 October 2021

Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot vizitoi ekipet mobile të vaksinimit, të cilat sot për herë të parë zhvilluan procesin e vaksinimit në terren, konkretisht në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ministrja tregoi se vaksinimi anti-COVID në terren po bëhet nga ora 10 deri në orën 17:30, njofton Klankosova.tv.

“Sot u vaksinuan 60 qytetarë këtu, me dozën e parë të vaksinës”, tha Gexha-Bunjaku.

-Advertisement-

“Kjo ecuri nuk do të ndalet, madje do të zgjerohet në qendra urbane, zona me frekuentim të lartë dhe zonat rurale”, shtoi ajo.

Tutje, ministrja bëri thirrje për vaksinim tek ata të cilët ende kanë hezitim.

“Vaksinimi është mënyra më e lehtë për të kaluar pandeminë, është shumë e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në procesin e vaksinimit”.

“Tashmë kemi mbi 60 përqind të popullsisë të vaksinuar me dozën e parë, si dhe mbi 50 përqind të imunizuar me dy dozat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera