Rozë

Getoari feston ditëlindjen, Marina i bën surprizën e veçantë: Tashmë më ke mua, s’ka nevojë… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 03 July 2020

Reperi i dashur për publikun, Getoar Selimi, feston sot 38-vjetorin e lindjes. E bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca e ka surprizuar atë menjëherë sa sapo ka hyrë data 3.

Getoari ka zbuluar përmes një video në “Instagram” se Marina i kishte bërë dhuratë një tortë të veçantë.

Në të shfaqet Geti i mbështetur në një shishe shampanje me gotën në dorë, një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri me Majk. Ndërkohë në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”!

-Advertisement-

Ndërkohë Getoari shkruan krahas videos që mori mijëra pëlqime dhe urime: “Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”.

Ndërsa vetë Marina në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një foto të bashkëshortin dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im i dashur, heroi im, mashkulli im i bukur. Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua. S’ka nevojë”.

“Jam me fat”, ia i komenton Getoari. Më pas Geti ka publikuar edhe pamjet e një ambienti të arreduar me tullumbace dhe zemra të kuqe, që me sa kuptojmë është pjesë e surprizës që i organizoi Marina!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera