Rozë

Getinjo vjen me një lutje: Mos më etiketoni…

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 13 October 2023

Disa ditë më parë, ish e dashura e reperit kosovar, Getinjo, Vivien Thano deklaroi në një intervistë se arsyeja e ndarjes së tyre ishte se ky i fundit luante bixhoz.

Reagimi i artistit nuk vonoi shumë, i cili ndryshe nga Vivien, u shpreh se bixhozi nuk ishte arsyeja e ndarjes.

E si duket deklarata e këtij të fundit është besuar më shumë nga publiku, duke bërë që ta sulmojnë ish-partneren e tij në komente.

-Advertisement-

Për këtë, reperi është “detyruar” të reagojë sërish, duke i kërkuar të gjithëve të mos flasin më për ish-lidhjen e tij dhe as mos të sulmojnë personat e përfshirë.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.

Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera