Rozë

Getinjo krenar me suksesin e Mozzikut: Me dy euro vëlla, janë bërë dy milionë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 07 August 2020

Getinjo shprehet krenar me arritjet e Mozzikut.

Mozzik ka pak ditë që ka publikuar albumin e ri me titull “Mozzart”, për të cilin ka pranuar vetëm fjalë pozitive, shkruan lajmi.net.

Në pamundësi të promovimit të tij në koncerte, Mozzik ka zgjedhur ta bëjë atë në një mënyrë ndryshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

-Advertisement-

Ai do të udhëtojë në disa qytete të Kosovës, ku do të dhurojë CD për fansat e tij, të cilët e kanë sjellë këtu ku është tani.

Padyshim që përkrahje të madhe, Mozzik ka edhe nga vëlla Getinjo, i cili postoi një fotografi të autobusit me të cilin do të udhëtojë në qytete të ndyshme.

“ME 2 EURO VLLA JON BO 2 MILION 🗣”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera