Rozë

Getinjo ka dy fjalë për qytetarët që dolën ta takojnë Mozzikun

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 09 August 2020

Getinjo flet për iniciativën e sotme të vëllait.

Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme takoi nga afër fansat në disa qytete të Kosovës dhe iu dhuroi atyre albumin e ri, shkruan lajmi.net.

Mozzik i kishte lutur fansat që kushdo që del ta takojë atë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën.

-Advertisement-

Por, turma ishte e madhe kudo që ai shkoi, andaj Policia ka ndërprerë iniciativën e reperit dhe nuk do të vazhdojë në qytetet tjera.

Me anë të një postimi, Getinjo ka falënderuar fansat që dolën ta mirëpresin Mozzikun dhe veçanërisht që kanë mbajtur maska.

“Faleminderit qytetar per mbajtjen e maskave ❤️ Ju duam #mozzart“, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera