Rozë

Getinjo i ka disa fjalë për fansat që dolën ta takojnë Mozzikun

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 08 August 2020

Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme takoi nga afër fansat në disa qytete të Kosovës dhe iu dhuroi atyre albumin e ri.

Mozzik i kishte lutur fansat që kushdo që del ta takojë atë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën.

Por, turma ishte e madhe kudo që ai shkoi, andaj Policia ka ndërprerë iniciativën e reperit dhe nuk do të vazhdojë në qytetet tjera.

-Advertisement-

Me anë të një postimi, Getinjo ka falënderuar fansat që dolën ta mirëpresin Mozzikun dhe veçanërisht që kanë mbajtur maska.

“Faleminderit qytetar per mbajtjen e maskave ❤️ Ju duam #mozzart“, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera