Rozë

Geti i fton të gjithë për bashkëpunim në albumin e tij të ri me Majk

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 12 December 2019

Vazhdon të jetë njëri prej reperëve më kontinuitet më të mirë në skenën e muzikës sonë

Si lider i labelit BabaStars, Ghetto Gease ka paralajmëruar se më 2020 planifikon që të realizojë një album, në të cilin do të merrnin pjesë shumë kompozitor, teskstshkrues, etj që të bëhen pjesë e albumit të tij.

“Producentë/ kompozitorë/beatmakers të interesuar të bëhen bashkëpunëtorë në projektin tonë të ri, albumin e Geasy/Majk idejat që keni në mendja çfarëdo formati mund t’i dërgoni në e-mail: [email protected]. Ju garantojmë që e drejta artistike do të ruhet dhe do të respektohet në mënyrë profesionale. Për procedurë të mëtejme ju kontaktojnë njerëz profesionistë nga stafi ynë. Geasy/Majk 2020″”, ka shkruar ai në një storie.

-Advertisement-

Kujtojmë se vitet e fundit Geti më shumë i ka kaluar në Shqipëri ku edhe është martuar me prezantuesen Marina Vjollca.

Por, ashtu si edhe viteve të kaluara ai ka vazhduar të jetë aktivë me këngë të reja, derisa vazhdon të jetë njëri prej reperëve më të kërkuar për mbrëmje në trojet shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera