Rozë

Geti dhe Majk vazhdojnë koncertet, por tregojnë gjestin bujar që bëjnë për të prekurit e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 28 November 2019

Reperët Getoar Selimi dhe Majk kanë lajmëruar se ata do të vazhdojnë të mbajnë koncertet pas tragjedisë në Shqipëri.

Dyshja e Babastars, Majk dhe Getoar Selimi kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

Ata kanë vendosur që të mos e ndalin punën e tyre, duke mbajtur kështu koncertet e planifikuara, megjithatë, ata përmes një lajmërimi kanë treguar se një pjesë të fitimeve nga mbrëmjet muzikore do t’i ndajnë pikërisht për të kontribuar për banorët e prekur nga tërmetet.

-Advertisement-

Geti shkruan: “Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e tanishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është. Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit! Geasy & Majk”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera