Opinione

Gërxhaliu: Të ngrihet akciza e naftës për tre muaj dhe të reduktohet TVSH-ja për produktet bazike!

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 30 June 2022

Situata ekonomike në Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u rënduar, dhe po vazhdon dominimi i agjendës politike qoftë sa i përket dialogut dhe qoft sa i përket lobimit, por edhe pjesëmarrjes në konferenca të ndryshme ndërkombëtare të perfaqësuesve Institucional.

Është koha kur duhet kjo situate të trajtohet me seriozitet më të madhë nga ana insitucionale dhe të mos shëdnërrohet durimi qytetar në eksperiment dhe besoj se është koha që me urgjencë që të merret një vendim që të ngrihet apo pezullohet akciza në derivate të naftës për në periudhë të caktuar tre mujore dhe të rishikohet ulja e TVSH-së për produktet bazike.

Në Kosovë po shohim se po rritet varfëria , po rriret pakënaqësia dhe Kosova po zbrazet edhe më tepër dhe ky është një dëm shumë i madh për Kosovën dhe ardhmërinë saj. Besoj se është koha kur institucionet e Kosovës të marrin vendim dhe të shikojn drejt ardhmëris.

-Advertisement-

Sot ka shumë ankesa për mos mbështetje për rritje të prodhimit, por në anën tjetër askush nuk gjejnë modalitet se si të mbështesim bujqësin dhe peodhimin.

“Nafta është e njëjtë si për amvisëri, biznese dhe sektor të tjerë. Besoj se është momenti dhe koha që të mos dëgjohen “matrapazët të ndryshëm ekonomik” e ndryshëm duke kundërshtuar idetë për ngrirjen e akcizës për një kohë të caktuar. Duhet të kuptohet se me akcizë rritet buxheti i Kosovës, por në raste të caktuara duhet të merren vendime që do të ndihmojnë direkt qytetarët e Kosovës për të përfituar nga një vendim i till për shkak se nafta sjellë efekte zinxhirore tek rritja e çimeve dhe nevojave për qytetarë.

Nga akciza rriten të hyrat buxhetore dhe fitojn tregëtaret por varfërohet qytetari dhe sektore te caktuara ekonomike.

Sot inflacioni ëshë mbi 13% dhe paraqet rrezikun më të madhë social dhe ekonomik.

Projektet dhe investimet kapitale janë reduktuar ne mënyr ekstreme që e godet sektorin privat.

Ju lutemi veproni në këtë drejtim duke pezulluar akcizën për një kohë të caktuar dhe reduktuar TVSH-në në produkte esenciale në interes të qytetarëve dhe ardhmëris ekonomike të Republikës së Kosovës.

E di se nesër do të veproni por kamë frik se do të jetë vonë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera