Gërxhaliu: Rritja e normave bankare goditje për sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 12 May 2023
Kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të rritur normat e interesit ka ngjallur pajtime dhe mospajtime në vend.
Disa ekonomistë mendojnë se rritja e interesit të kredive do të stoponte inflacionin e disa të tjerë konsiderojnë se kjo do ta ngufasë sektorin privat në Kosovë.
Aktualisht normat e interesit të kredive në vend janë 6.5%.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mes të vitit 2024, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në vendet e Bashkimit Evropian.
Por disa ekonomistë janë të pajtimit që të rriten këto norma në mënyrë që të ulet inflacioni e disa të tjerë e shohin si shqetësuese rritjen e normave të kredive.
Për ekonomisti Arian Sahiti, kjo rritje do të ishte e domosdoshme.
“Kjo normalisht që ka impakt edhe te ne në Kosovë, sepse ne e ndjekim Euriborin. Kështu impakti ka me qenë tek ata të cilët do të marrin kredi të reja dhe ata që janë ekzistues. Në anën tjetër të masat e gjera të popullit impakti ka me qenë pozitiv, sepse stopohet sasia e madhe e parave në treg dhe kur nuk ka sasi të madhe të parave në treg, atëherë çmimet kanë tendencë të bien. Rrjedhimisht nëse produktet nuk shiten gjithsesi që do të bien çmimet”, tha ai.
Por për ekspertin e Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thirrja për rritje të normave të kredive është shumë shqetësuese.
Ai tha se për sektorin privat kjo do të jetë sfidë e madhe.
“Në rend të parë duhet të kuptohet se në Kosovë përballë krizës nuk kemi seriozitet dhe po neglizhohen shumë procese. Në rend të dytë kërkesa e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Bankën Qendrore Evropiane, ka qenë shumë shqetësuese, ku kërkohet me ngulm që të rriten kamatat në kredi që të luftohet inflacioni, ndërsa Kosova në këtë drejtim është para sfidave të shumta, sepse në një anë e kemi inflacioni që është shumë shqetësuese në anën tjetër e kemi Evropën e cila siç duket nuk do të mund t’i shpëtojë recesionit . Për sektorin privat do të jetë sfiduese e ardhmja, sepse sot në Kosovë kemi kamata bankare afër 7%, nëse vazhdohet në ketë drejtim, këto kamata do të kenë trend rritës dhe do të ketë një ngufatje të sektorit privat”, tha Gërxhaliu, për Radio Kosovën.
Norma mesatare e interesit në kredi në bankat komerciale, sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 6.5 për qind.
Euribori ndërkaq është rritur brenda pak muajve nga 0.45 në 3.8%.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...































