Lajme

Gërxhaliu: Qeveria nuk po merret me Rimëkëmbjen Ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 21 December 2021

Krizat e njëpasnjëshme politike dhe shkuarja e shpeshtë në zgjedhje ka bërë që Kosova të ketë pasoja shumë më të mëdha ekonomike pas prekjes nga pandemia.

Kështu edhe masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, gjatë një diskutimi rreth masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës dhe efektet e tyre për rimëkëmbjen ekonomike, tha se organizimi i zgjedhjeve për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë ka ndikuar në thellimin e krizës në vend, shkuan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në diskutimin me temë “Ndikimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike” organizuar nga INDEP, ai tha se politika e ka penguar edhe procesin e Rimëkëmbjes Ekonomike në Kosovë.

“Kosova ka hyrë në një krizë mbi krizë, vetë fakti që tërë kohën e pandemisë kemi pasur zgjedhje edhe vendet më të zhvilluara në Evropë dhe në botë nuk kishin me pas komoditetin që në kohë pandemie t’i kenë tri palë zgjedhje. E tëra kjo e ka penguar procesin e rimëkëmbjes ekonomike”, tha ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Gërxhaliu potencoi se në vendin tonë dominon agjenda politike, kështu sipas tij nuk i është dhënë hapësirë ekonomisë.

“Pandemia duhet të depolitizohet dhe për të vertetë të filitet me shifra konkrete. Çka është duke u bërë për biznes dhe çka është duke u bërë për aspektin social në Kosovë”, shtoi ai.

Në këtë diskutim Gërxhaliu pati kritika edhe për ndarjet buxhetore për vitin 2022.

Sipas tij edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm është anashakluar Rimëkëmbja Ekonomike.

“Në këtë ligj, pra në ligjin për buxhetin, që quhet si historik në një farë forme është anashkaluar Rimëkëmbja Ekonomike”, deklaroi ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ai gjithashtu tha se në Kosovë ka një mungesë dialogu mes sferës publike dhe asaj private.

“Në Kosovë është duke u shfaqur një dukuri e mungesës se një debati apo dialogu të mirëfilltë publiko-privat dhe besoj që dëmi më i madh që i bëhet Kosovës është distanca e pushtetit”, deklaroi njohësi i çështjeve ekonomike.

Më përfundimin e pandemisë COVID-19, Gërxhaliu e sheh fillimin e një pandemie ekonomike e cila ka filluar t’i japë rezultatet e veta negative.

Gjatë pandemisë sektorët që kanë pësuar më shumë sipas tij janë gastronomia dhe shërbimet e transportit.

Gërxhaliu, gjithashtu kritikoi qeverinë për mos orientim nga ambientalizimi apo ekonomia e gjelbër.

“Qeveria duhet te jetë e orientuar shumë më tepër ta kuptojë rëndësinë e ekonomisë cirkulare dhe nëse i dihet rëndësia ekonomisë cirkulare, atëherë do t’i dihet rëndësia ambientalizmit apo ekonomisë së gjelbër”, shtoi ai.

Diskutimi “Ndikimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike” u mbështet nga Balkan Trust for Democracy, projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID e i zbatuar në Kosovë nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera