Gërxhaliu: Mungesa e investimeve kapitale rrezikon sistemin bankar në vend

Autori: Gazeta inFokus
18:10 | 17 September 2022
Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka thënë se bota po ndeshet me dy probleme, të cilat kanë bërë që ekonomia të goditet në shumë sektor.
Një ndër problemet që ka goditur rëndë ekonominë sipas tij, është Pandemia Covid19, edhe pse është shpallur si endemi, por që është ende me pasoja.
Tjetri problem botërorë jo vetëm në aspektin luftarak, por edhe ekonomik është agresioni rus ndaj Ukrainës, por që ka bërë që kjo luftë të ketë pasoja të renda për ekonominë botore dhe qytetarinë botërore.
Gërxhaliu ka thënë se mungesa e investimeve kapitale në Kosovë është rrezik se mund të cenojë sistemin bankar në vend, i cili është njëri ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe ruajtjes së financave.
“Kontributi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, është dëshmuar në kontekstin pozitiv në të gjitha fazat, e në veçanti në menaxhimin shumë të mirë të situatës që ka qenë më Pandeminë Covid19, gjatë kësaj faze ka pasur një menaxhim shumë profesional e që është vlerësuar edhe nga akterët vendor dhe ndërkombëtar”, tha Gërxhaliu për Gazetën 10.
Sipas tij, BQK-ja ka vazhduar të menaxhojë shumë mirë sistemin financiar dhe bankar në vend, gjatë fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Gjatë këtyre dy sfidave për shumë shtete kanë qenë edhe sfiduese, por Kosova falë angazhimit të BQK-së, arriti të ruajë stabilitetin financiar. Por në këtë kohë kur investimet publike janë bllokuar, nga institucionet e Kosovës , e të cilat bllokime mund të nxjerrin në pah problemet që mund të dalin nga neglizhencat. Me investimet nëse do të ishin nga qeveria e Kosovës, në investimet publike, do të përfitonte sektori privat, po ashtu do të përfitonte edhe qytetari i Kosovës, përmes formave të ndryshme, do të rritej qarkullim i brendshëm, duke e pasur për bazë qarkullimin e parasë, dhe çka është më e rëndësishmja nuk do të ishte cenuar sistemi bankar dhe financiar në vend, që ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës, dhe menaxhimit shumë të mirë të kthimit të kredive të këqija”, tha ai.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...