Lajme

Gërxhaliu kundër tërheqjes së parave të Trustit: Nuk guxojmë të na ndodhë pleqëria dhe varfëria

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 18 April 2022

Ekonomisti Safet Gërxhaliu, është kundër idesë për shfrytëzimin e mjeteve të Trustit pa pasur një garanci nga Qeveria se ato do të rimbursohen.

Ai tha se shteti duhet të mendojë forma tjera për mbështetje të qytetarëve, dhe se qëllimi i Trustit është që të kemi një pleqëri të dinjitetshme.

“Nëse është alternativë e fundit mbështetja nga Trusti, atëherë nuk duhet të ndodhë pa një garancë që mjetet do të rimbursohen, sepse nuk guxojmë të na ndodhë pleqëria dhe varfëria. Ky do të ishte një grusht për qytetarin”, deklaroi ai në KlanKosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera