Gërxhaliu: Inflacionin nuk e krijon qeveria, por ajo duhet ta luftojë atë
Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 24 July 2022
Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu tha se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është mjaftë e vështirësuar nga pandemia dhe lufta në Ukrainë.
Ai shton se është obligim institucional të mbështes qytetarin në këtë kohë krize.
Gërxhaliu: Është obligim institucional që ta luftojë dhe të gjejë mekanizma si të mbështes qytetarin
“Vet fakti që kemi këtë shtrenjtim të produkteve strategjike dhe atyre elementare, inflacioni prej 14.1% është shqetësim tjetër, vet fakti se Kosova jeton nga remitancat dhe eurozona është goditur nga inflacioni 8.4%, është shqetësimi i radhës. Në këtë drejtim hapi parë është që pandemia dhe kjo krizë ekonomike duhet të depolizohet, në rend të dytë, duhet të avancohet një dialog i mirëfilltë publiko-privat sepse vërtet nuk i bëhet nder zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mbështetjes së sektorit privat në qoftë se gjithmonë bie vendime vetëm nga kabinetet qeveritare dhe jo në dialog të mirëfilltë me sektorin privat. Dhe inflacionin nuk e krijon Qeveria, inflacioni krijohet por është obligim institucional që ta luftojë dhe të gjejë mekanizma si të mbështesë qytetarin, zhvillimin, si të ketë një balanc, i cili do të gjeneroj efektet pozitive dhe jo vetëm një qasje selektive. Jemi duke u ballafaquar me çmime të larta të produkteve strategjike dhe atyre elementare por besoj që Qeveria duhet në këtë drejtim të ketë alternativa si t’i mbështes qytetarët dhe si t’i minimizoj efektet negative të krizës”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë thotë se krahas masave të çmimeve tavan, ka edhe tkurrje të bizneseve dhe ulje të shitjeve.
Gerxhaliu: U stabilizua çmimi i derivateve por kemi një tkurrje të bizneseve
“Masat paraprake sa i përket ngrirjes apo tavanit të çmimit të naftës, kanë qenë një ndërhyrje e cila në rrugëtimin drejt familjes evropiane ndoshta është evidentuar si një minus, mirëpo anën tjetër po vërehet që është një stabilizim i çmimit të naftës. Por krahas kësaj e kemi një tkurrje të bizneseve, edhe shitjet kanë rënë 25 %, duhet të kuptohet që në pompat e benzinit kemi reduktim të stafit dhe e tëra kjo duhet të jetë analizë e cila duhet të bëhet nga ana institucionale. Është koha kur duhet të jemi me fleksibil, por ajo që është duke i munguar Kosovës më së shumti është mungesa e analizave të mirëfillta.. Na presin sfida të shumta dhe mekanizmi kyç është dialogu i mirëfilltë publiko-privat por edhe me qytetarët”, tha ai.
Më tej, Gërxhaliu kërkon nga Qeveria një deklarim të qartë në lidhje me krizën në vend.
Gërxhaliu: Fakti që nuk kemi deklarim të qartë, është shqetësim
“Vet fakti që deri më tani nuk e kemi një deklarim të qartë se vërtetë Kosova është në krizë, është shqetësimi më i madh. Kosova ka hyrë në krizë dhe kjo duhet të pranohet, në qoftë se do të neglizhohet prania e krizës në Kosovë do të dëmtohet Kosova dhe ekonomia. Është koha kur duhet të depolitizohet, kur duhet të ketë një diskurs apo një qasje më pro-aktive në mes pozitës dhe opozitës, sepse në fund Kosova dhe qytetarët e Kosovës duhet të jenë mbi interesat e partive politike dhe votave. Prandaj nuk duhet çdo veprim të jetë i kalkuluar vetëm me vota por me mirëqenie sociale. Është koha kur qytetari i Kosovës duhet ta shijojë dorën dhe ndihmën e shtetit”, tha ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...