Fokus

Gërxhaliu flet për gazetën inFokus, tregon çka po dyshohet në kampusin e Universitetit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 25 November 2019

Departamenti i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me njësitin policor për krime lufte kanë dhënë urdhër këtë të hënë për intervenim në kampusin e Fakultetit të Arteve, si lokacion i mundshëm për varreza masive, shkruan gazeta inFokus.

Drejtori i Institutit të Drejtësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dalë sot në terrenin e kërkuar bashkë me ekipin, për të shënjuar lokacionin, aty ku edhe do të fillojnë gërmimet të martën, nga ora 9:00, ka thënë Gërxhaliu për gazetën inFokus.

-Advertisement-

“Bazuar në urdhëresën e Prokurores për krime lufte, zonjës Drita Hajdari dhe informatave të siguruara nga njësiti i policisë për krime lufte kanë lindur disa rrethana të reja që ne të fillojmë sot punën tonë si institut”, është shprehur Gërxhaliu.

Për inFokus, përfaqësuesi i Drejtësisë Ligjore tregon që sot po bëhet vetëm përgatitja teknike dhe se nesër fillon puna zyrtarisht, duke çuar në fund urdhrin e pranuar nga Prokuroria.

Lokacioni që do të kontrollohet duke u gërmuar është tërë parkingu i Fakultetit të Arteve, duke përfshirë edhe hapësirën e gjelbëruar përreth. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera