Gërxhaliu: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë – po eksperimentohet, dëmtohet buxheti i komunave
Autori: Gazeta inFokus
09:54 | 07 Gusht 2023
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, i tha se vendimi për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë do të dëmtojë buxhetin e komunave dhe do të krijojë pakënaqësi.
Sipas tij, vendimi është një eksperiment që dëshmon mungesën e një dialogu të mirëfilltë.
“Vendimi tani për faljen e 100 eurove brenda vitit kalendarik të vitin 2023 besoj duhet të analizohet në tri aspekte, e para në aspektin ekonomik nuk e kanë të gjitha komunat nivelin e njëjtë të zhvillimit dhe të hyrat nuk janë në nivelin e barabartë, në rend të dytë nuk mund të krahasohet apo të jetë pikënisje Komuna e Prishtinës me komunat tjera, në rend të tretë do të ketë definitivisht dëm të buxhetit të komunave dhe mu këto të hyra janë shtylla e funksionimit të institucioneve në nivel komunal, prandaj besoj në aspektin social mund të arsyetohet, në aspektin institucional apo në aspektin komunal do te krijoj pakënaqësi dhe me siguri në të ardhmen duhet një vendim i tillë të korrigjohet”.
“Në mungesë të një dialogu të mirëfilltë sot bien vendime qeveritare në mënyrë arbitrare, vendime të cilat ose përfundojnë në gjykatë kushtetuese ose e dëmtojnë qoftë qytetarin, qoftë sektori privat, qoftë edhe niveli lokal, në këtë drejtim është bërë një eksperiment kohëve të fundit sa i përket tatimit në pronë, kemi pas ngritje, kemi pas pakënaqësi, kemi pas refuzim, kemi pas miratim” tha ai.Tutje
Gërxhaliu shtoi se vetëm përmes dialogut dhe kritikës konstruktive mund të bien vendime që janë në interes të qytetarëve dhe stabilitetit social.
“Duhet të mësojmë një herë e përgjithmonë që definitivisht dialogu nuk ka alternativë dhe vetëm përmes dialogut dhe kritikës konstruktive mund të bie vendime që janë në interes të qytetarëve dhe në interes të stabilitetit social duke aluduar gjithmonë që ky stabilitet dhe ky dialog do të ndikojnë në qëndrueshmërinë ekonomike që meriton Kosova”.
Kuvendi më 27 korrik ka miratuar ndryshimin e Ligjit të ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili parasheh mundësinë për të përfituar nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në 100 euro, lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore, kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024 dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025./eo/

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
































