Gërxhaliu: Arroganca e pushtetit do t’i kushtojë Kosovës në imazh
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 02 October 2022
Distanca e pushtetit ndaj sektorit privat në vend demotivojë investitorët e huaj në Kosovë dhe nuk mund të ketë investime të huaja në qoftë se nuk mbështetët biznesi vendor, kështu thotë eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu shprehet se kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social. Ai ka komentuar edhe deklaratat e qeveritarëve për indikatorët ekonomikë, ku thotë se nuk duhet të mashtrohen qytetarët me shifra.
“Kriza ekonomike në Kosovë e ka një hov rritës e cila po ndikon edhe në aspektin social, mirëpo ajo çka është më shqetësuese se te qytetarët ka revoltë dhe pakënaqësi që po manifestohet përmes sindikatave. E kemi në njërën anë qeverinë që paralajmëron dhe promovon të arriturat dhe rezultatet pozitive të indikatorëve ekonomikë, e në anën tjetër inflacioni ka arritur në 19.2 % sipas Bankës Botërore, dhe e tëra kjo vërtet e ka futur një skepticizëm tek qytetarët për një jetë më të mirë dhe për një ardhmëri më stabile. Dhe kur krejt kësaj i shtohen edhe debatet e fundit në relacion Kosovë-Serbi ku promovohet armatimi, ku përmenden termat e ndershëm për luftë dhe dukuri të tjera negative, druaj që të gjitha këto procese edhe më tepër po e rrisin pakënaqësinë e skepticizmit tek qytetarët dhe nuk duhet të na habisë fakti që sot në Ballkanin Perëndimor shumë më tepër tentohet të largohen të rinjtë dhe kuadrot e reja se sa të mbesin në Kosovë. Prandaj është koha kur duhet të kemi dialog të mirëfilltë publiko-privat dhe jo për t’u larguar”, thekson ai.
Gërxhaliu, në një intervistë për KosovaPress, thotë se arroganca e pushtetit do t’i kushtojë Kosovës në imazh.
Sipas tij, Kosova nuk mund të jetë atraktive për investitorët të huaj dhe për tërheqjen e tyre në qoftë se nuk është pro bizneseve ekzistuese në Kosovë.
“Vet fakti që kemi këtë mungesë të dialogut të mirëfilltë, qoftë me sindikatat ose me qytetarë, e dëshmon faktin e një distance të pushtetit që nuk i bën nder demokracisë, dhe vet fakti që kemi këtë arrogancë të pushtetit përballë sindikatave, do t’i kushtojë Kosovës në imazhin e vetë. Vet fakti që në Kosovë me vite të tëra nuk kemi investitorë të huaj dhe promovohet vetëm ndihma e diasporës, ndihmë e cila është e orientuar në konsum dhe jo në zhvillim, besoj që është mëkati më i madh që po bën Kosova Kosovës. Prandaj vërtet sot kemi sfida të shumta, por në qoftë se dikush duhet ta ketë përgjegjësinë për një situatë të tillë ekonomike çfarë e ka kapluar Kosovën, mëkataret jemi ne, në veçanti institucionet vendore dhe politikbërësit aktual’, thotë Gërxhaliu.
Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu ka komentuar edhe deklaratat e fundit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me indikatorët ekonomikë dhe rritjen e depozitave nëpër banka.
“Është e vërtet se nëse analizohen deklaratat qeveritare që thuhet se ka rritje të depozitave, por nuk e thonë të vërtetën. Të jeni në Zvicër, për të deponuar para në banka duhet të paguani tatim dhe obligime të tjera. Kështu që zhvillimi ekonomik i atyre shteteve është prioritet e në Kosovë vijnë e investojnë kapitalin dhe deponojnë, sepse nuk duhet të paguajnë asgjë. Prandaj, nuk duhet të mashtrohemi në shifra të tilla. Kosovës i duhet një zhvillim substancial, një rritje ekonomike substanciale dhe jo vetëm dekor politik dhe indikator të cilët vërtet nuk reflektohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve në kohën kur inflacioni është shqetësues, dhe trendet ekonomike janë negative. Ndërsa diplomacia ekonomike dhe politike faktikisht është inegzistente ”, thotë ai. /KP
Të tjera
-
Tre nxënës të shkollës në Shirokë lëndohen nga sụlmi i qenit, reagon Policia
Tre nxënës të shkollës “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës janë lënduar nga ...
-
Podujeva mirëpret me një takim madhështor 11-shin e LDK’së, Xhafer Gashin
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, k...
-
William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë
Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka t...
-
Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital nga një grua që kishte gënjyer për 9 muaj se ishte shtatzënë, prindërit përjetojnë tmerrin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, k...
-
Ish-këshilltari i UNMIK-ut: Ka qenë e qartë se Thaçi ishte i lidhur me të gjitha çështjet politike
Ish-këshilltari i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, gjatë dëshmisë së...
-
Ndahet nga jeta gazetarja ukrainase që po jetonte së bashku me djalin në Prishtinë
Është ndarë nga jeta gazetarja nga Ukraina, Olga Priadko në moshën 51 vjeçare...
-
“Mes njerëzve të mrekullueshëm të Rezallës”, Dervishaj thotë se ky vend do të rritet e zhvillohet
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Ndalohet një veturë në Leposaviq, dyshohet se kaloi kufirin nëpër rrugët ilegale
Njësiti policor gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa...
-
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sụlm kardiak, vdẹs një person në Suharekë
Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rru...
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...