Lajme

Gërvalla vazhdon takimet në Monako, në fokus anëtarësimi i Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 25 January 2024

Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe mbështetja në anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat qendrore të takimit të kryediplomates kosovare Donika Gërvalla, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Monakos, Fabrice Notari.

Gjatë takimit biseda u fokusua në aktualitetin politik dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, procesin e anëtarësimit të Kosovës në​ Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të anëtarit të përhershëm në Organizatën e Frankofonise dhe tema të tjera me interes të përbashkët, transmeton .

Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj Monakos për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në fushën e telekomunikimit si dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera