Gërvalla: Ura e Ibrit duhet të hapet, vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 05 September 2024
Në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen, Gërvalla tha se Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj.
“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simboluar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, u shpreh Gërvalla.
Më tej, ministrja Gërvalla tha se në takimin me kryediplomaten finlandeze ndër të tjera është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Roli i NATO-s vazhdon të jetë jetik për stabilitetin e rajonit tonë. Falënderova ministren për rolin e rëndësishëm të Finlandës edhe në kuadër të KFOR-it. Ne jemi të përkushtuar të forcojmë marrëdhëniet tona me NATO-n. Synimi i Kosovës është anëtarësimi i plotë në NATO dhe mbetet një objektiv strategjik ku përvoja e Finlandës e cila së fundmi u bë anëtarë e kësaj aleance, na shërben si shembull të cilin e ndjekim me shumë vëmendje”, tha Gërvalla./ Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Pamje të tmerrshme nga rruga Mitrovicë – Vushtrri, dhjetëra qenë të ngordhur në kamion
Pamje të tmerrshme janë shfaqur sot në rrugën Mitrovicë – Vushtrri. Aty ës...
-
Presidentja gati për ta pritur shefin e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë z...
-
Njoftim me rëndësi: Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë
Në një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani,...
-
E përplạs treni, ndërron jetë emigranti shqiptar në Milano
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni në Itali...
-
KQZ: Dje janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet, bëhet fjalë për ato të Vushtrrisë
Të hënën në QNR, me vendim të KQZ’së, janë rinumëruar 13 nga 50 vendvotimet. ...
-
Mëngjesi nis dhụnshëm në Prishtinë- Rrạhje me boḳsa e shqelma mes disa qytetarëve në komunikacion
Disa persona janë përfshirë në një rrahje të martën në Prishtinë. Koha ka ...
-
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin
Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në...
-
Rama: Raportimet se kryeqyteti ka 80 milionë euro borxhe janë të pasakta, krijojnë perceptim të gabuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka thënë se raportimet e fundi...
-
Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për “ofrim të materialit pọṛnọgrafik të personave nën moshën 16 vjeç”
Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se u ka dërguar dis...
-
Rutte: Ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NAT...
-
Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit, policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas p...
-
Sekuestrohen dy ạrmë zjạrri në Prishtinë
Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pas një bastisjeje në një shtëpi në rru...