Lajme

Gërvalla udhëton drejt Kanadasë, do të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 20 September 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme me ftesë të ministres së Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.

Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizim i Kanadasë dhe Xhamaikës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete.

Ministria në një njoftim për media tha se Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse.

-Advertisement-

“Ky takim, i cili mbahet në vazhdën e një formati tashmë të konsoliduar të takimeve të grave Ministre të Punëve të Jashtme, synon të identifikojë dhe ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera