Gërvalla: Turqia është ndërmjetësuese neutrale në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus
11:30 | 19 June 2022
Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Ajo në një konferencë për medie tha se Turqia ka mbështetur Kosovën në momente të vështira por edhe vendimtare dhe për këtë tha se do të jenë gjithmonë mirënjohës.
Gërvalla shtoi se Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, pas agresionit rus në Ukrainë dhe se sipas saj, ndihmë ndërmjetësimi, ka ofruar edhe në Ballkan, siç tha ajo, ndërmjetësim neutral në mes të Serbisë edhe vendeve të tjera ballkanike.
“Pas agresioni rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese, po ashtu si ndërmjetësuese neutrale në Ballkan, në mes të Serbisë e të tjerëve”, ka thënë Gërvalla.
Ajo tha se Kosova Rusinë e Serbinë i sheh si faktorë agresivë dhe destabilizues në rajon.
“Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë, Rusinë dhe Serbinë i shohim jo vetëm si faktorë agresivë por edhe destabilizues, për të gjithë rajonin tonë dhe shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, të NATO-s e Turqisë, do të kontribuojnë që separatistëve serbë në Bosnjë t’u pamundësohet që nën hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë, të destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ajo.
Gërvalla tha se është kënaqësi të presë një homolog që e njeh mirë historinë e Kosovës.
“Është kënaqësi të presësh një homolog, një mik të mirë të Kosovës, që e njeh mirë historinë e dhimbshme të shtypjes dhe gjenocidit në Kosovë dhe që në të gjitha lëvizjet e tij në rajon nuk e harron jo vetëm përvojën historike por edhe shumë të freskët të gjenocidit dhe luftës në rajon”.
Ajo tha se gjatë takimit me ministrin turk, nënshkruan marrëveshjen për rritjen e frekuencave të fluturimeve në mes të dy vendeve si dhe thellim të bashkëpunimit.
“Me ministrin biseduam rreth angazhimit të Turqisë në mbështetjen e dhënë në fushën e arsimit dhe dëshirojmë ta zgjerojmë këtë bashkëpunim. I shpreha mirënjohjen qeverisë turke në fushën e shëndetësisë për dhënien e trajtimeve pa pagesë për pacientët nga Kosova, dhe për mundësitë e trajnimit të punonjësve shëndetësorë, jemi mirënjohës për bashkëpunimin në trajtimin e pandemisë COVID-19. Shpreha interesimin tonë për thellimin e bashkëpunimit, krijimin e mundësive për më shumë investime direkte turke në Kosovë, dhe përdorimin maksimal të potencialit të ofruar në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë që hyri në fuqi në vitin 2019. Është shumë e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot në mes dy ministrive për rritjen e frekuencës së fluturimeve në mes të Kosovës dhe Turqisë”.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...

































