Lajme

Gërvalla tregon deri kur zgjat procesi i regjistrimit të diasporës

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 12 August 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka bërë sërish thirrje diasporës që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ajo ka njoftuar se procesi i regjistrimit të diasporës po vazhdon deri më datën 31 gusht.

Ministrja Gërvalla ka informuar mërgimtarët që ndodhen në Kosovë, se mund të drejtohen në komuna, në të gjithë vendin, për t’u informuar për procesin, apo edhe për të kërkuar ndihmë për regjistrim.

-Advertisement-

“Krahas platformës e-diaspora ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në komunat rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohu edhe ti!”, ka shkruar ministrja Gërvalla.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera