Gërvalla trajtohet në Gjermani, zëvendësi i saj flet me arrogancë, deputetja opozitare kritikon
Autori: L.A
17:07 | 07 September 2021
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka më shumë se një javë që është infektuar me Covid-19.
Trajtimin shëndetësor, ajo ka zgjedhur ta bëj në Gjermani e jo në Kosovë.
Gazeta Infokus ka kontaktuar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmetin për të parë se si është gjendja e ministres, por ky i fundit nuk ka pranuar të flas rreth gjendjes shëndetësore të saj.
“Unë jam vetëm zëvendësministër. Nuk jam asistent personal i ministres Gërvalla apo mjeku i ministres”, ka thënë ai me arrogancë për Infokusin.
Ndërsa deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj për Gazetën Infokus ka kujtuar kohen kur dikur Vetëvendosje e bënte problematikë shërimin e qytetarëve jashtë vendit.
“Ju e dini sa problematikë e ka bërë shpeshherë Lëvizja Vetëvendosje kur qytetarët janë detyruar të udhëtojnë jashtë vendit, qoftë edhe në Shqipëri për t’u shëruar. Ndërsa tash vet ministrat e kësaj Qeverie po trajtohen në Gjermani dhe vendet e tjera perëndimore. Tash të njëjtit janë shukatë edhe nuk po bëjnë zë. Kjo është padrejtësi në vazhdën e kauzave se kinse ata i vlerësojnë institucionet publike. Tash vet po kërkojnë ndihmë edhe nga institucionet private edhe nëpër vendet e perëndimit edhe më gjerë”, ka thënë Kadrijaj për Infokus.
Ajo e ka konsideruar normale infektimin e ministres, por jo edhe shërimin e saj jashtë Kosovës.
“Të gjithë jemi njerëz dhe mundemi me u infektu sepse kemi aktivitete dhe nuk mund të shpëtojmë nga infektimet me virus. Apeli jonë është të vaksinohen të gjithë qytetarët. Edhe ministrja ka pas mundësinë, por për dallim nga të tjerët ajo ka pasur mundësinë për me shku me u shëru jashtë vendit. Ajo ka pas mundësi të mjekohet në Gjermani, ndërsa qytetarët e tonë po përballen me vështirësi të shumta”, ka thënë ajo.
Deputetja e Kosovës nga radhët e AAK-së për Gazetën Infokus ka treguar eksperiencën e saj gjatë infektimit me Covid-19.
“Unë para një viti kam qenë e infektuar vetë nga Covidi dhe kam qenë në një gjendje të rëndë por gjithë trajtimin e kam marr në institucionet publike në Kosovë”, ka thënë ajo.
Kadrijaj i ka uruar shërim te shpejtë ministres Gërvalla.
“Megjithatë unë i uroj ministres i uroje shërim te shpejtë ashtu siç i urojë shërim të shpejtë gjithë të infektuarve që po përballen me kushte jo të mira dhe me menaxhim të dobët nga Qeveria e Kosovës, njëkohësisht të gjithë qytetarëve dhe familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre ju shprehi ngushëllime”, ka përfunduar Kadrijaj për Infokus. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































