Lajme

Gërvalla thirrje bashkësisë ndërkombëtare: Sanksionone regjimin e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 29 September 2023

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pasi krimineli serb, Millan Radojiçiq e ka pranuar sot, përmes përfaqësuesit të tij, se ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, duke thënë se kjo konfirmon se shteti serb është plotësisht i involvuar në sulmin terrorist.

Gërvalla i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta sanksionojë regjimin e Vuçiqit.

“Bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Radojiçiqi, ka pranuar sot se ai udhëhoqi sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Kjo konfirmon provat që ne kemi siguruar: Shteti serb është plotësisht i involvuar në sulmin terrorist. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera