Lajme

Gërvalla takon drejtoreshën e Lartë për Evropën, biseduan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 25 October 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka treguar se ka takuar drejtoreshën e Lartë për Evropën Amanda Sloat, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se Serbia është përgjegjëse për agresionin e saj në veri të Kosovës.

“Takimi i mirë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e Presidentit dhe drejtoreshë e lartë për Evropën në NSC. Diskutuan situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, ka shkruar Gërvalla në X.

-Advertisement-

Gjithashtu, Gërvalla tha se u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës, si dhe kërkoi mbështetje për anëtarësimin në NATO.

“Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-së, për Kosovën”, tha ndër të tjera Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera