Lajme

Gërvalla takoi kryeparlamentarin e Andorrës, folën për zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 January 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla  ka zhvilluar një takime kryeparlamentarin e Andorrës, Carles Ensenyat Reig.

MPJD-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se është folur edhe për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig”.

“Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaj për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftimin e MPJD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera