Lajme

Gërvalla takohet me homologun irlandez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 22 June 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun irlandez, Simon Coveney, i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ministria njofton se Gërvalla dhe Coveney kanë diskutuar për hapat e radhës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Telegrafi.

“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Twitter.

-Advertisement-

Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera