Lajme

Gërvalla takohet me homologun grek Gerapetritis: Kosova e përkushtuar për të rritur bashkëpunimin me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 28 September 2024

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin e para katër ditëve me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke njoftuar për këtë takim, Gërvalla ka thënë se me kryediplomatin e Greqisë kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Gërvalla ka thënë se ka përmendur edhe përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, me fokus tregtinë dhe investimet.

-Advertisement-

“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jashtëm Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Theksova përkushtimin e Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, me fokus tregtinë dhe investimet”, ka shkruar Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera