Lajme

Gërvalla takohet me homologun çek, diskutojnë raportet mes dy shteteve

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 06 June 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj çek, Jan Lipavský. Të dy ministrat kanë konfirmuar përkushtimin për thellimin e raporteve ndërshtetërore.

Gërvalla ka treguar mirënjohje për Presidencën Çeke të Bashkimit Evropian, lidhur me mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave”, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera