Lajme

Gërvalla takim me Komisionin për Mbrojtje të Gjermanisë, i njofton për veprimet destabilizuese të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 01 February 2024

Situata e sigurisë në Kosovë dhe kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë kundër paqes dhe sigurisë në rajon, ishin temat kyçe të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me kryetaren e Komisionit për Mbrojtje të Gjermanisë, Marie-Agnes Strack-Zimmermann dhe anëtarë të këtij komisioni.

Siç njofton MPJD, gjatë kësaj bisede të zhvilluar në Bundestagun gjerman me Komisionin për Mbrojtje, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurisë, nevojën e ndërmarrjes së sanksioneve ndaj Serbisë për veprimet destabilizuese të saj në Ballkanin Perëndimor, në njërën anë, dhe në anën tjetër vazhdimin e mbështetjes së Kosovës në ngritjen profesionale, logjistike dhe anëtarësim në NATO.

Ministrja në fund të takimit i falënderoi deputetët gjermanë për mbështetjen e tyre për Kosovën dhe nevojën e domosdoshme të ruajtjes së stabilitetit në rajon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera