Lajme

Gërvalla sot bën vizitë në Malmo të Suedisë, do të bashkëbisedojë me aktivistë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 20 March 2022

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot të do bëj një vizitë në Malmo të Suedisë, bashkë me Zëvendësministren Liza Gashi.

Ministria i ka bërë festë aktivistëve në Malmo për pjesëmarrje në një takim bashkëbisedues, nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Ftesën për pjesëmarrje e publikoi gazetari me veprimtari në Suedi, Astrit Gashi, i cili pretendoi se ministrja Gërvalla ka zgjedhur Malmon për vizitë, pasi aty ka nënën e saj.

-Advertisement-

“Ndoshta Donika ka ardhur më saktë në vizitë te nëna e saj që jeton në këtë qytet. Sepse Stockholm është mbi 600 kilometra dhe atje nuk ka aktivistë ndoshta. Një udhe e dy punë… me pa nënën dhe me mbyllë Qendrën Kulturore që ka mbetur pa zot shtëpie”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera