Gërvalla: Serbia po kërkon t’i vënë flakën Kosovës nga brenda, s’do të ndodhë
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 30 September 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se s’ka dyshim se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt i kryera nga Serbia.
Gërvalla tha se Serbia ka treguar që nuk dëshiron progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, por për Kosovën, dialogu mbetet e vetmja zgjidhje.
“Serbia nuk është aspak e interesuar që të jetë aktive në procesin e dialogut në Bruksel. Ata po shtiren se janë të interesuar dhe njëkohësisht po pengojnë çdo arritje në këtë proces, që të mund t vijojnë me planet e tjera të tyre”.
“Uroj që ngjarjet e së dielës t’ia kenë qartësuar të gjithëve se presioni i njëanshëm që i bëhet Kosovës dhe mirëkuptimi që Serbia nuk është e aftë të jetë pozitive në këtë proces, duhet dhe do të përfundojë. Kosova nuk ka interes të hapë luftë me askënd. Përgjigja e vetme është dialogu”, tha Gërvalla.
Sipas Gërvallës, Serbia ngulmon në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, jo për të ndihmuar qytetarët në veri, por për të destabilizuar më tej Kosovën.
“E diela dëshmoi pikërisht atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë. Nuk do diçka që të koordinojë nevojat e serbëve, por diçka që ta bëjë Kosovën të shpërthejë nga brenda. Kjo nuk do të ndodhë!” shprehet ajo.
Sulmin e Banjskës, ministrja e Jashtme e cilësoi jo surprizë, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë ndërkombëtarët se nuk i kanë dëgjuar alarmet e mëhershme të ngritura nga Kosova për kontrabandën e armëve në veri.
“Prej muajsh i kemi thënë partnerëve dhe aleatëve tanë. Kemi pasur aksione policore ku janë ndaluar mjete të mbushura me armë. Por e kemi ndjerë se ata nuk kanë qenë të gatshëm të na dëgjojnë”.o
“Ne mendojmë se ata kanë dashur ta interpretojnë këtë si mënyrë që Kosova të dilte nga procesi i dialogut dhe nuk e kanë parë që ne jemi pala e vetme e interesuar për të gjetur një zgjidhje”, tha ajo.
Gërvalla përsëriti kritikat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, si të paaftë për të ndërmjetësuar dialogun.
“Nuk jam unë personi që duhet t’i tregoj BE-së, Brukselit dhe vendeve anëtare se kush i përfaqëson ata në këtë proces, por kjo nuk është hera e parë që Lajçak ka treguar se nuk ka një strategji apo plan sesi ta udhëheqë dhe ndërmjetësojë dialogun. Besoj që shtetet anëtare do ta konsiderojnë këtë gjë dhe uroj të kemi një proces dialogu që mund të sjellë progres”.
Ndërkohë, idenë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ngritjen e dialogut në një nivel konference, Gërvalla e cilësoi të rrezikshme.
“Trembem kur dëgjoj konferenca, sepse më kujtohet ajo që ndodhi në vitet ’90. Konferencë pas konference, ndërsa njerëzit në Bosnje vdisnin. Ky është një propozim shumë i rrezikshëm. Neve nuk na duhen konferenca ndërkombëtare, jemi shtete sovrane. Na duhet një proces i sinqertë dhe që hap dyer reale për Kosovën dhe Serbinë që të mund të normalizojnë marrëdhëniet”, tha Gërvalla për Euronews.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...































