Lajme

Gërvalla-Schwarz: Aplikimi për anëtarësim në BE bëhet këtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 08 December 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz e ftuar në një emision televiziv foli në lidhje me anëtarësimin e Kosovës ne Bashkimin Europian.

Gërvalla-Schwarz tha se aplikimi do të bëhet në këtë muaj dhe se shpreson që Bashkimi Evropian ta marr seriozisht kërkesën për antarësim.

“Përcaktimi politik i Kosovës jo që sot por që në vitet e 90-ta ka qenë pro-perëndimor pro-evropian,nuk ka hap më të natyrshëm, fillimisht duhet të dorëzosh kërkesën për tu anëtarësuar. Ky është synim i Kosovës, pra kemi thënë që do aplikojmë në fund te vitit dhe do ta bëjmë brenda dhjetorit, shpresojmë që BE ta marr seriozisht kërkesën tonë”, tha ajo në Context.

-Advertisement-

Ministrja Gërvalla tha se Qeveria nuk jep premtime por punë me intensivitet që “gjërat të kryhen”.

Sa i përket aplikimit, Kosova është antare në disa organizata ndërkombëtare, por përcaktimi i qeverisë është te përfitoj qytetari i republikës…. Anëtarësimi është proces i gjatë, nuk kryhet me një aplikim kemi bere disa hapa dhe po shpresojmë qe te arrijmë te anëtarësohemi. nuk japim premtime, jemi ata qe punojmë me intensivitet që gjërat të kryhen”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera