Lajme

Gërvalla për aplikim në BE: Mendojmë që Kosova i plotëson kushtet

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 26 July 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë janë duke u bërë përgatitjet që deri në fund të vitit të dorëzohet aplikimi për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.

“Sa i përket aplikimit, është qartë që të gjitha shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Bosnjë-Hercegovinën, kanë aplikuar ose e kane marrë statusin e kandidatit. Ne mendojmë që Kosova i plotëson kushtet. Çështja është kur është momenti e kur nuk është. Ne mendojmë që procesi nuk mund të ecë përpara pa e bërë hapin e parë. Çdo aplikim duhet të jetë i shoqëruar me shumë punë, me shumë përpjekje. Vetëm dorëzimi i aplikimit, nuk do të jetë i mjaftueshëm”, tha Gërvalla.

-Advertisement-

Gjithashtu, ajo foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi filluar procedurën në maj të këtij viti. Unë mendoj që jam në një rrugë shumë të mirë. Presim që rasti i Kosovës të mos zgjasë sa ka zgjatur për vendet e tjera të rajonit. Momentalisht presim që pas pushimeve verore që të kalohet procedura dhe të kalojë në asamble”, tha kryediplomatja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera