Lajme

Gërvalla për anëtarësimin Kosovës në KiE-a: Në vjeshtë presim lajme të mira

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 26 July 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova, pas aplikimit në Këshill të Evropës.

Ajo ka thënë se pret që në vjeshte Kosova të futet në agjendën e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gërvalla ka thënë se nuk mund të jep shumë detaje për këtë proces pasi, mund të dëmtohet nga akter të ndryshëm, por që ka mbështetje nga shumë vende edhe nga ato mos njohëse.

-Advertisement-

“Presim që pas pushimeve verore që të kalohet procedura dhe të kalohet në asamblenë parlamentare. Dua të ju kërkoj mirëkuptim pasi ka shumë akterë që duan ta pengojnë këtë proces, procesi gëzon përkrahje politike nga anëtarët qofshin vende njohëse qofshin ato jo ato njohëse”, ka thënë ajo.

Ministrja Gërvalla ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht që Kosova në vjeshtë procesi i anëtarësimit në KiE-a të përmbyllet me sukses.

“Jemi të përgatitur që ky proces të përmbyllet në mënyrën sa më të mirë”, deklaroi Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera