Lajme

Gërvalla pasi Kurti shpalli fitoren: Do të udhëheqim me ndershmëri në 4 vitet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 09 February 2025

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë deklaruar për herë të parë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz tha se rezultatet preliminare nuk e kanë marrë në konsideratë ende një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës.

“Faleminderit të gjithë atyre qe kanë dal të votojnë. Sot kjo ditë ka shënuar një fitore të lëvizjes sonë. Dhe mbi te gjitha rezultatet preliminare nuk e kanë marrë në konsideratë ende një faktor të rëndësishëm që është vota e mërgatës. Do të udhëheqim me ndershmëri në 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Gërvalla.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera