Lajme

Gërvalla para gazetarëve ukrainas: Ne e dimë se si është të mohohet ekzistenca juaj

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 24 August 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se Kosova e kupton dhimbjen e luftës dhe tendencën ruse për zhdukje në Ukrainë. Ajo tha se do të mbështesin gjithmonë këtë vend dhe se është e bindur se Ukraina do të gëzojë sovranitetin dhe pavarësinë e plotë. Kështu u shpreh ajo para gazetarëve ukrainas në pritjen që u organizua nga MPJD, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se Kosova e dinë se çfarë nënkupton pavarësia. Sipas saj, gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ndjerë agresionin dhe luftën. Ajo ka kujtuar kohën e luftës në Kosovë, ku siç tregoi Gërvalla, u detyrua bashkë me familjen ta braktis Kosovën.

Kështu u shpreh ajo në diskutimin me gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists-in-Residence Kosovo”. Gërvalla shtoi se nuk ka kompromis për pavarësi, sovranitet dhe dinjitet.

-Advertisement-

Gërvalla tha po ashtu se Kosova mbështet Ukrainën dhe është e bindur se do të fitojë.

Drejtori menaxherial i Qendrës Evropiane për Shtyp dhe Liri të Medias, Lutz Kinkel e konsideroi të mahnitshëm angazhimin e Qeverisë së Kosovë për këtë program dhe strehimin e gazetarëve ukrainas. Sipas tij, çdo gazetar duhet të ketë mundësinë të punojë pa frikë, pa ngacmime dhe pa u censuruar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Gazetarja nga Ukraina, Lyndamila Mekh është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e Kosovës dhe theksoi se ky program është më i mirë në Evropë.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tregoi se si nisi ky program dhe mbështetjen që ka dhënë Qeveria e Kosovës. Ai shtoi se po ofrohen hapësira pune dhe ndihma të tjera për gazetarët ukrainas.

Rexha shtoi se 12 gazetarët e strehuar në Kosovë shkruajnë çdo ditë për mediat e tyre në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera