Lajme

Gërvalla: Nuk jam Burdush as Nostradamus për ta ditur se kur do të na njohë Greqia

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 08 March 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka folur përsëri për mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Greqisë.

E pyetur se kur do të ndodh njohja nga Greqia, pasi që një gjë e tillë ishte paralajmëruar më parë, Gërvalla ka thënë se deri më tani kanë pasur takime të mira me homologun e saj grek.

“Kam pasur vizitë bilaterale në Greqi, e cila nuk ka dalluar nga vizitat e kaluara bilaterale atje. Kam pasur biseda shumë të mira me homologun grek…Të them të drejtën, kam ndjerë se edhe Greqia dëshiron të ketë marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Unë nuk jam Burdush as Nostradamus për të ditur se kur do të na njohë Greqia…”, ka thënë Gërvalla në RTV Dukagjini, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Kujtojmë se javë më parë, Gërvalla kishte deklaruar se nuk do ta “lusin” Greqinë për njohje, por ka thënë se mes autoriteteve kosovare dhe greke ka raporte të mira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera