Lajme

Gërvalla njofton për sanksione të reja ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 09 March 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se do të do ta dorëzojnë kërkesën për miratim në Qeveri për rifreskimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, shkruan Gazeta Infokus.

E për këtë Gërvalla tha se është çështje orësh ose ditësh.

Ajo gjithashtu tha se janë duke e shqyrtuar një opsion për të krijuar një fond për ndihmën në Ukrainë.

-Advertisement-

“Është punë orësh ose pak ditësh, derisa ta dorëzojmë kërkesën për miratim të Qeveri për rifreskimin e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse dhe jemi duke shqyrtuar opsionin për të krijuar një fond të caktuar për ndihmë humanitare në Ukrainë përmes një shoqate humanitare nga Kosova që do të pajiste njerëzit në nevojë edhe me produkte vendore të Kosovës”, ka thënë Gërvalla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera