Lajme

Gërvalla: Nëse nuk implementohet marrëveshja e plotë, Asociacioni kthehet në kalë troje

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 14 May 2024

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla tha se Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por kërkon vetëm krijimin e Asociacionit në Kosovë.

Sipas saj, nëse ndodh kjo, atëherë Asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me Republikës Sërpska në Bosnje.

“Vuçiq dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Nëse Serbia është në gjendje të pranojë pakon si të tërë, edhe ne do të mbajmë premtimin e bëra”.

-Advertisement-

“Përndryshe nxjerrja e tij drafi nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Sërpska në Bosnje”.

“Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.Kaq është kjo puna e Asociacionit”, tha Gërvallë për Syri Tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera