Gërvalla: Nëse duam investime të huaja në rajon, ato duhet së pari të adresohen te diaspora
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 17 November 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ka folur për migrimin përmes angazhimit të diasporës.
Gërvalla tha se nëse shtetet e Ballkanit duan investime të huaja në rajon, së pari ato duhet të adresohen përmes diasporës, pasi tha se te ta do të gjenden partnerë ndërkombëtarë shumë seriozë.
“Kjo është mënyra më e lehtë pasi diasporës s’kemi nevojë t’ua shpjegojmë se si funksionojnë gjërat në Kosovë, por thjesht duhet ta ndërtojmë besimin dhe kjo është ajo pjesa ku ndërhyn qeveria. Dhe, qeveria është aty për të ndërtuar besimin për të gjithë, për të demonstruar se nuk jemi vetëm duke folur për sundimin e ligjit, por që po punojmë për sundimin e ligjit, që nuk jemi vetëm duke folur për investime të huaja, por të sigurohemi që të ketë siguri si për investitorët ashtu edhe për investimet dhe çështja është se a e trajtojnë qeveritë diasporën si objekt apo ka impati dhe ide në mes atyre që vendosin se si të merren me diasporën si pjesë të shtetit dhe si subjekt e jo si objekt”, tha Gërvalla.
Tutje, Gërvalla foli edhe për gjuhen që në Kosovë përdoret jo rrallë herë nga persona që dalin në televizion ndaj diasporës.
“Në çdo mbrëmje keni disa njerëz që dalin para kamerës dhe i quajnë me emra të pahijshëm pjesëtarët e diasporës. Ky është realitetit. Pra, duhet të luftohet për një pranim çdo ditë. Mu për këtë, qeveritë duhet të jenë shumë të thjeshta në këtë drejtim, duhet të luftohen mekanzimat ku ka diskriminim. Nuk duhet të ketë diskrimin, por duhet të ketë kritere të rrepta për angazhimin e diasporës në mënyrë që njerëzit të ndjehen rehat me këtë.”, tha ajo.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...